Ka ndërruar jetë veterani i arsimit në Komunën e Podujevës, Rrahman Rrahmani, njofton Llapi.info.

Rrahmani ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme në moshën 76-vjeçare.

Sipas një njoftimi, varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 15:00, në varrezat e fshatit Shakovicë.

Rrahmani ka qenë mësues për më shumë se katër dekada, ku karrierën si mësues e nisi në Shkollën Fillore “Afrimi dhe Fahriu” në Shakovicë./Llapi.info