Enzo Leku, 5-vjeçar, ka ndërruar jetë mbrëmë rreth orës 21:00 në rrugën “Iliaz Kodra”, në Drenas, pasi që nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve që dyshohet se i ka marrë nga një dritare, që i kishte rënë sipër.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se 5-vjeçari ishte dërguar pa shenja jete në QKMF.

“Nga Informatat e para është kuptuar se një fëmijë 5 vjeçar është sjellë pa shenja jete në QKMF -në Drenas. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe prokurori i shtetit dhe nga një hetim preliminar është ngritur versioni i hetimit se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Iliaz Kodra’ në Drenas, me ç’ rast viktima ishte goditur nga një dritare që kishte rënë mbi të, porse kishte qenë fatale për jetën e tij”, tha ai.