Lokale - eSIMy

Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim që të merren masa kufizuese për udhëtarët nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut, për shkak të varianteve të reja të virusit të përhapura në këto vende.

Prandaj ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Kosovës personave të cilët kanë vizituar Indinë, Brazilin dhe Afrikën e Jugut, në dy javët e fundit, përveç shtetasve të Kosovës, personave me leje qëndrimi në Kosovë, diplomatëve të huaj dhe personelit mjekësor, të cilët duhet të kenë test negativ PCR dhe të karantinohen për dy javë.