Stuhi shiu e breshëri kanë përfshirë komuna të ndryshme sot e dje në Kosovë.

E këto stuhi kanë shkaktuar edhe dëme bujqësore.

Deputetja nga radhët e PDK-së Ganimete Musliu ka uruar që Qeveria t’iu dal në ndihmë bujqëve sa më parë.

“Me Zotin nuk mund të shtyhemi dhe vetëm si ka thënë ai se ndryshe nuk bëhet. Nga stuhija dhe bresheri dje dhe sot u damtuan shumë kultura bujqësore. Duke ndjerë keqardhje për djersen e bujqëve punëtorë, uroj që Qeveria e Kosovës të ju dal sa më parë në ndihmë dhe të sanoj dëmet e shkaktuara nga breshëri”, ka shkruar ajo në Facebook.