Lokale - eSIMy

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu akuzoi kryeministrin Albin Kurti, se në 100 ditët e para të qeverisjes ka bërë të njëjtat gjëra, për të cilat më parë ka akuzuar paraardhësit e tij.

Ai mashtroi gratë e dhunuara, nënat e fëmijëve të zhdukur dhe familjet e dëshmorëve duke thënë se nuk do ulej në tavolinë me Vuçiç, pa kërkuar të paktën falje Serbia. Ai e bëri këtë dhe nuk mund t’i thuash ndryshe një kryeministri si Albin Kurti, veç se një mashtrues , i cili luan me dhimbjen e popullit të vet dhe me fatin e dhimbshëm të popullit të vet, për të arritur karrierën e tij personale, për të plotësuar egon e tij,” – tha Musliu, e cila e komentoi të pajustifikueshëm takimin në Bruksel.

“Në fazën që ai [Kurti] ka shkuar në bisedime, komplet takimi është i pajustifikueshëm për ne. Kurti duhet të kërkojë falje qytetarëve qoftë përmes parlamentit, qoftë përmes rrjeteve sociale, për mashtrimet që ka bërë, pasi ai nuk arriti të binte qeverinë e Serbisë të kërkonte falje,” – vijoi ajo.

Muliu tha se partia ku ajo bën pjesë i qëndron mendimit që Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jenë pjesë e dialogut, ndërsa në 100 ditët e para të qeverisjes, sipas saj Vetëvendosje ka vënë në diktat të plotë mbi administratën e vendit.

“Thjesht është një tendencë për të ushtruar një kontroll dhe një diktat të plotë mbi administratën e vendit dhe mbi të gjithë. Ditët e fundit kemi pasur shkarkime të bordeve të agjencive të pavaruar pa asnjë arsye dhe pa asnjë vërejtje. Ai dëshiron t’i mbushë me familjarët e vetë dhe me militant të partisë, të cilët ai ka drejtuar për këto 10 vite,” – shprehet kryetarja e anëtarësisë së PDK-së.

Diktatin e plotë të kryeministrit Kurti në administratë, sipas Musliu e tregojnë shkarkimet që ai bëri në “Agjencinë Kombëtare të Privatizimeve”, duke mos i qëndruar dhe premtimit të tij se do e mbyllte agjencinë.