Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kërkuar shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, raporton Ekonomia Online.

Asaj, Mehaj nuk i dha përgjigje rreth pjesëmarrjes së bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmani në operacionin e FSK-së “Defender Europe 2021”.

Mehaj tha se gjatë rishikimit të buxhetit për ministrinë kanë kursyer 5.2 milionë euro të cilat i kanë alokuar për blerje ushtarake.

Ai tha se FSK-ja është pasardhëse e UÇK-së dhe do të kujdesen për forcimin e ushtrisë.

“Ne kur kemi bërë rishikimin kemi arritur të kursejmë shumë prej 5.2 milionë euro dhe kemi vendosur t’i alokojmë për blerjet ushtarake”.

“Ne kemi vendosur objektivat tona dhe e gjithë puna shkon drejt përmbushjes së këtyre objektivave. FSK-ja është pasardhëse e UCK-së”.

Ndërsa deputetja e PDK-së për të tretën herë me radhë ka pyetur ministrin Mehaj për pjesëmarrjen e bashkëshortit të presidentes Osmani në ushtrimet “Defender Europe 2021”.

“A është shkelje e protokollit ushtarak dhe keqpërdorim i pozitave. Kërkoni shkarkimin e këtij ministri dhe nuk e kisha prit një përgjigje të tillë”.

Ndërsa ministri Mehaj tha se çdo tentim për zhbërjen e këtij imazhi e dëmton këtë proces, raporton EO.

“Defender ka qenë stërvitje e përbashkët, në këtë ngjarje kanë marr pjesë 27 shtete me 28 mijë ushtarë në mesin e tyre 330 pjesëtarë të FSK-së. Çdo tentim për zhbërjen e këtij imazhi na dëmton dhe nuk na bënë nder”.