Një person është arrestuar dje pasdite në fshatin Murgullë të komunës së Podujevës, njofton Policia e Kosovës, transmeton Llapi.info.

Sipas Policisë ky arrestim është bërë në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, dega në Podujevë.

I arrestuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës./Llapi.info