Ministri i Punës, Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati i është përgjigjur shefit të deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri që kërkoi të anulohej vendimi “për uljen e shtesave për policë, profesionistë shëndetësorë, pensionistë e përfitues të skemave sociale”.

Tahiri tha se ky vendim nuk kishte as analizë e as bazë.

Por, Tahiri iu kundërpërgjigj se ky është një populizëm, pasi sipas tij nuk kishte asnjë vendim për shtesa në muajin prillë dhe kësisoj nuk do të mundej të zbriteshin ato për këtë muaj.

“Të thuhet se ka pasur zbritje, do të nënkuptohej se ka pasur një vendim për shtesa në muajin prill. Ky është gabim qysh në titullin e interpelancës. Pyetja duhej të parashtrohej se sa ka qenë shtesat për muajin prill. Shtesat kanë qenë të parapara vetëm deri në muajin mars. Është gabim logjik të thuhet se ka pasur zbritje të shtesave, sepse në prill nuk ka pasur shtesa. Pastaj, duhet të pyesim se a është kjo brengë reale e opozitës apo populizëm? Për me dëshmu duhet të kthehemi në korrikun e vitit të kaluar kur ju e keni pasur qeverisjen, na tregoni sa kanë qenë shtesat për mjekë, policë, përfitues të asistencës sociale e kategori tjera. Shtesat kanë qenë zero”, tha ai.