Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka bërë me dije se të mërkurën në Kosovë do të arrijnë 5000 doza të vaksinës anti-COVID.

Ajo ka shkruar në Facebook se pas këtij kontingjenti, doza të tjera të vaksinës do të vijnë pandërprerë.

|Ndërsa treguesi më i mirë, se situata epidemiologjike në vend për momentin është më e mirë, është edhe numri më i vogël i të hospitalizuarve. Ajo çfarë na brengos ende, janë vdekjet e të prekurve nga COVID-19”, ka shkruar ajo.