Lokale - eSIMy

Javën që po hyjmë do të ketë mot me temperatura tipike pranverore, por nuk do të mungojnë as reshjet e shiut.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik temperaturat do të shkojnë deri në 32 gradë celsius.

Njoftimi i IHMK-së:

Parashikimi i motit për pesë ditë (24 – 28 maj 2021)

Java fillon me mot relativisht të qetë, me diell dhe temperatura tipike pranverore.

Nga dita e mërkurë pritet ndryshim i motit i përcjellur me vranësira të dendura me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-11m/s.