Në temperatura të ulëta , qytetarë të shumtë në Podujevë që nga mëngjesi janë duke pritur për asistencë sociale.

Nexhmie Velija, nga fshtati Dyz i Podujevës thotë se asistenca sociale që ajo merr nuk i përmbush nevojat e saj.
“Unë sapo mora socialin prej 40 euro, por kjo shumë nuk i mbulon aspak nevojat e mija. Kjo shumë nuk më mjafton as për ilaçe. Jam e vetme, burri më ka vdekur dhe fëmijë nuk kam” rrëfen ajo.

Dokumentet që duhet të i rregulloj, i pamundësojn asaj që muajn e ardhshëm të marr asistencën sociale.
“Letrat e socialit duhet të rregullohen çdo 6 muaj, kurse ato mjeksore çdo vit. Muajin e ardhshëm s’do mund të marr social për shkak që letrat duhet të dërgohen në Prishtinë dhe të rregullohen” tha ajo.

Kurse, Agim Mehmeti, nga fshati Sibofc, tha se asistenca sociale që merr ai prej 70 euro nuk i plotëson as nevojat elementare për jetë. “Socialin e mar çdo muaj, mirëpo, çfarë të bëjë më përpara me këto 70euro”, tha Mehmeti.

Ramadan Bekolli, priste që të marr subvencionin në vlerë prej 370 euro. “Jam pensionist i parakohshëm dhe kam ardhur që të marr një subvencion në vlerë prej 370 euro që më ka ndarë komuna”, tha ai.