Lokale - eSIMy

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, por që në vende të kufizuara do të ketë intervale të shkurta me diell.

Sipas institutit, vranësirat gjatë ditës, kryesisht pasdite priten të shoqërohen me reshje shiu.

NJOFTIMI:

Reshjet më të përqendruara priten në veriperëndim të vendit, por edhe në pjesë tjera të territorit priten reshje me intensitet të ndryshueshëm. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.