Ndërtesa ku ndodhet Al Jazeera dhe Asociated Press në Gaza është bombarduar para pak minutash.

Siç raporton Al Jazeera, ndërtesa është goditur nga raketat e Izraelit.

Në pamje fillimisht është parë goditja e një rakete, derisa kur ka rënë e dyta, ndërtesa është shembur fare.

Nuk dihet nëse punëtorët kanë arritur të evakuohen.