Triumfi i Akili Gjakovës ndaj atij rus, Georgii Elbakiev ka bërë që flamuri i Kosovës të ngrihet mbi atë rus, transmeton Periskopi.
Gjakova është fitues i medaljes së artë në turneun Grand Prix që po zhvillohet në kryeqytetin hungarez, Budapest.
Akili pati paraqitje të shkëlqyeshme dhe në finale e mposhti meipon xhudistin rus, Georgi Elbakiev.
Gjakova në çerek-finale mposhti zviceranit Nils Stump, kurse para tij mposhti me ipon Constantin Gabun nga Kanada, derisa në rrethin e parë e kaloi pa luftë.
Dje me medalje të argjendta u stolisën Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, ndërsa Loriana Kuka garon nesër.Kjo është medalja e gjashtë për 23-vjeçarin në Turneun Botëror të IJF, ku përfshihen tituj të Masters, Grand Slams e Grand Prix.