Kryetari i Partisë Socialdemokrate ka njoftuar se kanë mbledhur 1000 nënshkrime për peticionin për faljen e gjobave për qytetarët që janë dënuar për mosrespektim të masave kundër Covid-19.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që ta nënshkruajnë këtë peticion.

“Mbi 1000 nënshkrime në ditën e parë të peticionit! Qytetarët me vullnet dhe dëshirë po i bashkangjiten nismës tonë ligjore për të falur gjobat e pandemisë COVID-19. Ditëve në vijim do të jemi sërish në Prishtinë, e së shpejti në çdo Komunë të Kosovës. Eja dhe nënshkruaje!”, ka shkruar ai.