Me asnjë votë kundër Kuvendi i Komunës së Podujevës në mbledhjen e mbajtur sot miratoi Rregulloren për menaxhimin e mbeturinave.

Drejtori i drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Faik Muçiqi, prezantoi Rregulloren për menaxhimin e mbeturinave në territorin e Komunës së Podujevës dhe raportin nga debati publik lidhur me propozimin e kësaj rregulloreje. Pas shumë diskutimeve kuvendi miratoi rregulloren.
Sipas drejtorisë reciklimi i mbeturinave do të bëhet në dy kontinierë.
“Numri i kontinierëve duhet të përshtatet me numrin e banorëve. Andaj, është e arsyeshme të jenë vetëm dy kontinierë”, tha Muçiqi.
Nga ana tjetër, Bahri Selimi, përfaqësues i grupit të lëvizjes “Vetëvendosje”, tha se dy kontinierë janë pak. Duhet të jenë tre kontinierë me mbishkim, qelq, plasktikë dhe letër.
Ai propozoi që këta kontinier të jenë të ndarë nga njëri-tjetri.
Rafet Llapashtinca, nga rradhët e PDK-së, foli për menaxhimin e mbeturinave në zonën e liqenit të Batllavës. “Duhet të menaxhohet ajo pjesë, sidomos rruga në të djathë të Ballobanit, sepse aty kemi deponi të madhe të mbeturinave, dhe rrjedha e atyre mbeturiave derdhet në liqen”, ka thënë Llapashtica.
Në mbledhjen e mbajtur sot nga Kuvendi Komunal i Podujevës u miratuan edhe pikat tjera të rendit të ditës, ndër to edhe vendimi për emërtimin e rrugëve dhe rrugicave në territorin e Komunës së Podujevës, programi trevjeçar i banimit 2015-2017, në Komunën e Podujevës, vendimi për mbështetje financiare OJQ-në HANDIKOS – Qendra e Rehabilitimit të Bazuar në Bashkësi në Podujevë, vendimin për dhënien e pronave të paluajtshme të komunës në shfrytëzim afatgjatë Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike – KEDS, Raportin e punës për vitin 2014 dhe Planin e punës për vitin 2015 të Komitetit për Komunitete, dhe vendimim për destinim të përhershëm të tokës bujqësore në tokë ndërtimore (sipas kërkesave të Sabit Halitit nga Podujeva dhe Muharrem Isufit nga fshati Majac)./llapi.info