Gjatë ditës se sotme disa militarë të armatosur serbë, kanë hyrë në territorin e Kosovës, konkretisht në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Në lidhje me këtë ka reaguar kryetari, Qëndron Kastrati i cili thotë se provokimi i vazhdueshëm dhe terrorizimi i qytetarëve të kësaj ane, është i papranueshëm.

“Ky është kërcënim direkt për banorët e Karaçevës dhe për gjithë shtetin tonë”, u shpreh Kastrati.

Kryetari thotë se lidhur me këtë çështje u ka nisur shkresë zyrtare Presidentit të Kosovës, Kryeministrit, Ministrit të Mbrojtjes e atij të Punëve të Brendshme, që konform kompetencave të tyre të veprojnë në këtë drejtim.

https://www.facebook.com/watch/?v=594489751438311