Një postim në Facebook i gazetarit, Milaim Zeka, ka ngjallur reagime të shumta nga komandantë të Zonës Operative të Llapit, shkruan Llapi.info.
Zeka, në postimin e tij ka ironizuar sërish me deklaratën e para disa ditëve të ish-komandanti Remit, i cili ka thënë se kryeministrin Albin Kurti e ka pasur bashkëluftëtar.
Zeka ka publikuar një fotomontazh ku shihen Rrustem Mustafa dhe Albin Kurti duke e luajtur një lojë të vjetër.
“Foto nga arkiva e luftës ne Zonën Operative te Llapit. Finalja mbahet në Abri”, ka shkruar Zeka mbi fotografi.

E, këtij postimi i kanë reaguar komandantë dhe bashkëluftëtarë të Zonës Operative të Llapit (ZOLL). Arif Muçolli, i njohur si Komandant “Profa”, ka thënë se Zona Operative e Llapit, siç ka thënë ai, ka qenë arenë e luftës dhe jo arenë e lojërave, veçmas atyre politike.
“ZONA OPERATIVE E LLAPIT ISHTE ARENE E LUFTES E JO ARENE E LOJNAVE E NE VEQANTI LOJNAVE POLITIKE. A ju guxhalitë e politikës, guxhalohuni sa të doni, por jo në dëm të luftës dhe sakrificës. ZOLL-i ishte arenë lufte, ku u zhvilluan shumë beteja dhe atë në vijën kufitare Kosovë-Serbi. Por, ju disa që më të vërtet gjatë kohës së luftës, e deri më sot keni lujt dhe po luani lojërat e juaja të preferuara, pse jo edhe guxhali, luani sa të doni, por luftën dhe sakrificën mos e atakoni. Sukseset dhe rezultatet e arritura në luftë, organizimi dhe betejat e ZOLL-it janë të lidhura me emrin e Komandantit Rrustem Mustafa – Remit, andaj çdo përpjeke për nënçmim të figurës së tij, është atakim direkt i luftës sonë. A ju M.Z., dhe soji i juaj vazhdoni të luani ende me guxhat e juaja, siç keni luajtur deri më sot, mund të merrni edhe Rrustem Mustafën, por jo Komandant Remin. Por, dine se luftën e fituam me gjak e sakrificë, ndërsa lumturinë na e morët ju të politikës!”, ka shkruar ai./Llapi.info
