Njëri nga vendbanimet e Komunës së Podujevës në zonën kufitare me Serbinë, është fshati Merdarë, shkruan Llapi.info.

I harruar nga Komuna, ndërkohë që banorët ankohen për papunësi, mungesë të infrastrukturës dhe probleme tjera me të cilat ballafaqohen çdo ditë.

“Na nuk po rehatohemi që jemi në zonën kufitare, kemi pasur probleme s’di sa herë. Na ka ra hise dhe po duhet me ndejt. I kemi fëmijët në shkollë, ecin në këmbë. Asfalti, i kemi dhënë paratë dhe projektin, por ka mbetur në gjysmë. Që 2 vjet ka mbetur kështu. Askush nuk interesohet”, thotë Abaz Abdullahu për rtv.21.

Banorët thonë se blegtoria dhe bujqësia janë veprimtari për të mbijetuar.

“Nuk është lehtë me jetua, kemi pasur probleme më parë, por tash jo shumë. Duhet me iu ndihmu fshatit aq sa kanë mundësi. Punë nuk ka për rininë”, thotë banori tjetër, Xhafer Abdullahu./Llapi.info

VIDEO

https://www.facebook.com/677761332321676/videos/800344554251481