Në kuadër të takimeve me përfaqësuesit e korit diplomatik në vend, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, priti sot ambasadorin e Republikës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bilek.

Me këtë rast, ministri Mehaj falënderoi ambasadorin Bilek për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Çekisë për zhvillimin e vendit tonë në përgjithësi dhe me rolin e saj me kontingjentin ushtarak në misionin e NATO-s në ruajtjen e sigurisë së vendit, në veçanti.

“Më pas, ai e njoftoi me zhvillimet aktuale në Ministri të Mbrojtjes dhe FSK si dhe qëllimet e tij strategjike në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e bërë nga Ministria e Mbrojtjes.

Nga ana e tij, ambasadori Bilek vlerësoi lartë të arriturat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, angazhimin e saj si dhe objektivat për të ardhmen duke ofruar mbështetjen e Republikën Çeke në fushat me interes të përbashkët.

“Në fund, të dy u pajtuan që të intensifikohen angazhimet për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në mes dy vendeve në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë”, thuhet në njoftim.