Numri i viktimave nga coronavirusi në SHBA ka shkuar mbi 1,000, sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins.

Raportohet se numri i plotë i vdekjeve është 1, 050, ndërsa shifra e të infektuarve ka shkuar në 69 mijë, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, vendi me më së shumti viktima në botë është Italia, pasi janë raportuar deri tani 7,503 të vdekur, kurse numri i të infektuarve ka shkuar në 74 mijë.

Pas tij vjen Spanja me 3,647 të vdekur dhe 49 mijë të infektuar, pasi gjatë 24 orëve të fundit vendi ka raportuar 738 të vdekur.