Dje gjatë ditës u arrestuar doktori në Ortopedi për marrje ryshfeti.

Sot, në raportin 24 orësh, forcat e rendit kanë dhënë detaje në lidhje me rastin.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nga njësiti përkatës është zënë në flagrancë duke kërkuar dhe pranuar ryshfet nga një qytetar lidhur me kryerjen e ekspertizës mjekësore që i dyshuari ka qenë i obliguar ta kryej  në bazë të aktvendimit të gjykatës dhe vendimit  për  caktim të ekspertit  nga SHSKUK-ja. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.