Kryetari i partisë Fjala në Podujevë, Xhevdet Maloku, ka reaguar në lidhje me Takimin e Kulturës të mbajtur mbrëmë në Podujevë, transmeton Llapi.info

Maloku përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në këtë Komunë, Donika Sfishta, është sjellë me të, siç e quan ai, si njeri i paedukatë, duke shtuar se në këtë takim ishte shkuar si poet, por që është pritur si politikan.

Sipas tij, Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Donika Sfishta nuk e ka lejuar që emri i tij të futej në listë.

“Ah Podujevë kush po të udhëheq ty, kush po drejton kulturën një njëri pa edukatë e pa kulturë. Miq të nderuar sot morra pjesë në konkursin letrar “Kadri Kadriu” për të recituar një poezi timen dhe për tu përfshirë në garë, ishte hera e parë e imja. Unë shkova si poet por u prita si politikan për fat të keq Drejtoresha e Kulturës nuk kishte lejuar që emri im të futet në list e që ajo nuk e pranonte por çdo gjë dukej qartë megjithatë unë dola para publikut edhe pse juria veq ishte kthyer me rezultatet e fituesve por unë dola sepse nuk duroj asniëherë padrejtësinë, dola për të ua berë me qartë të gjithëve për vlerën e profesionalizmin e kësaj Drejtorie e që padyshim e ndikuar nga ata që i japin urdhëra atyre(LDK). Me të vertët Podujeva ka shumë shkrimtar por këto organizime të tilla e kanë zbehur pjesmarrjën e të duhurve. Pas takimit u ndala të flas me Drejtoreshën e ti them që ky është një turp por ja që ajo që përfaqëson kulturën u soll pa kulturë”, ka shkruar ai./Llapi.info

Ah Podujevë kush po të udhëheq ty, kush po drejton kulturën një njëri pa edukatë e pa kulturë.Miq të nderuar sot morra pjesë në konkursin letrar "Kadri Kadriu" për të recituar një poezi timen dhe për tu përfshirë në garë, ishte hera e parë e imja.Unë shkova si poet por u prita si politikan për fat të keq Drejtoresha e Kulturës nuk kishte lejuar që emri im të futet në list e që ajo nuk e pranonte por çdo gjë dukej qartë megjithatë unë dola para publikut edhe pse juria veq ishte kthyer me rezultatet e fituesve por unë dola sepse nuk duroj asniëherë padrejtësinë, dola për të ua berë me qartë të gjithëve për vlerën e profesionalizmin e kësaj Drejtorie e që padyshim e ndikuar nga ata që i japin urdhëra atyre(LDK).Me të vertët Podujeva ka shumë shkrimtar por këto organizime të tilla e kanë zbehur pjesmarrjën e të duhurve.Pas takimit u ndala të flas me Drejtoreshën e ti them që ky është një turp por ja që ajo që përfaqëson kulturën u soll pa kulturë.

Publiée par Xhevdet Maloku sur Samedi 15 décembre 2018