Nuk janë të pakta rastet e dhunës në familje në Kosovë. E në të shumtën e rasteve viktima janë femra, shkruan Llapi.info.

Një i tillë ka ndodhur edhe në orët e para të mbrëmjes të së shtunës në Podujevë. Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, derisa është njoftuar se viktima femër është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

“Podujeve, 09.11.2019-18:40. Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor. Me urdhër te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info