Mërgimtarë nga vende të ndryshme kanë mësyrë Kosovën për t’i kaluar pushimet verore, shkruan Llapi.info.

Një qytetar nga Podujeva, i cili është edhe këshilltar komunal, Kasib Bashota, ka dalë për t’i pritur ata në pikë kalimin kufitar në Merdare.

Në pamjet që ka publikuar ai në Facebook, shihet teksa u shpërndan shishe me ujë dhe ëmbëlsira bashkatdhetarëve me të hyrë në Kosovë.

“Sot 03.07.2021 isha në pritje të diasporës në piken kufitare në Merdarë, nga këtu ju dëshirova mirëseardhje dhe pushime të këndshme në vendlindje”, ka shkruar ai.

Gjendja në pikat kufitare të Kosovës duket të jetë e qetë gjatë ditës së sotme pasi nuk raportohet për kolona të gjata e pritje.

Marrë parasysh se mërgimtarët kanë filluar të vijnë në Kosovë, duket se tani për tani ka më shumë kolona në pikë kalimin kufitar me Shqipërinë, pra në Vërmicë dhe Han të Elezit, sesa në Merdare./Llapi.info

Mund të jetë një imazh i 2 persona, makinë dhe rrugë
Mund të jetë një imazh i makinë dhe rrugë
Mund të jetë një imazh i makinë
Mund të jetë një imazh i Kasib Bashota, makinë dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i makinë dhe rrugë