Formati i ri i garave, UEFA Conference League do të fillojë nga qershori me fazën e kualifikimeve.

Dy klubet kosovare Llapi dhe Drita do të debutojnë në këtë kompeticion.

Edhe pse UEFA do të ndajë më pak para se sa në Ligën e Kampionëve dhe Europa Ligë, prapë do të ketë fitime me miliona euro për ekipet pjesëmarrëse.

Nëse Llapi apo Drita arrijnë në fazën e grupeve do të fitojnë nga 3 milionë euro.

Për fitore në grup shpërblehen me nga 500 mijë euro ndërsa për barazim 166 mijë.

Fituesi i grupit arkëton, 650 mijë euro ndërsa vendi i dytë 325 mijë.

Ndërsa kampioni i Conference Leagues shpërblehet me 8.9 milionë euro.