Klubi nga “Zahir Pajaziti”, KF Llapi është duke vazhduar me prurje të reja në ekip, gjersa sot ka zyrtarizuar edhe transferimin e radhës, njofton Llapi.info.

Bëhet fjalë për 19-vjeçarin nga Tetova, Premtim Jakupi. Ai ka nënshkruar sot në ambientet e klubit kontratën që do ta mbajë atë në Podujevë për tre vjet.

“Premtim Jakupi është futbollist i Llapit. Ai ka nënshkruar për 3 vitet e ardhshme të jetë pjesë e klubit, teksa edhe kryetrajneri Tahir Batatina u nda i kënaqur që arriti ta sjell në skuadër talentin nga Tetova. Premtim Jakupi, 19 vjeç, i lindur më 01.04.2000, i gjatë 1.90 m, kategoritë e reja i ka kaluar tek Shkëndija e Tetovës. Llapit i bashkohet me një kontratë afatgjate, teksa klubi pret shumë nga Jakupi. Gjatë një gjysmë sezone Premtim Jakupi ka qenë pjesë e Dritës së Tetovës”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit llapjan./Llapi.info

Mirësevjen Premtim Jakupi

Premtim Jakupi nga dita e sotme për 3 vitet e ardhshme është pjesë e KF Llapit ⚪️🔵✍️Për më shumë: http://llapifc.com/2020/01/13/zyrtare-premtim-jakupi-nenshkruan-per-3-vite-me-kf-llapin/Ndiqeni videon e prezantimit të Premtim Jakupit si futbollist i Llapit, realizuar nga Llapi Channel

Gepostet von K.F. Llapi am Montag, 13. Januar 2020