Klubi llapjan vazhdon të bëjë pazar në Kategorinë Superiore.

Skuadra e Podujevës, pasi zyrtarizoi blerjen e sulmuesit Sebino Plaku, është shumë afër arritjes së marrëveshjes me mbrojtësin e Flamurtarit, Franc Veliu.

Telesport ka mësuar se 30-vjeçari është shumë afër transferimit në kampionatin kosovar të futbollit për 50 mijë euro.