Llapi dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen derbi të Superligës së Kosovës, e vlefshme për javën e 32-të.

Kryeqytetasit janë mysafir të llapjanëve në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin “Zahiri Pajaziti” në Podujevë.

Ekipi i Zekirija Ramadanit vjen nga një seri pozitive dhe formë e lartë me pesë fitore radhazi dhe do ta synojnë të gjashtën për të rrëmbyer kreun e tabelës.

Në anën tjetër, ekipi i Tahir Batatinës ka një formë të luhatshme në kampionat, pasi është i fokusuar Kupë dhe rezultatet e fundit nuk kanë qenë ato të priturat.

Trajneri Ramadani ka vendosur të luajë thuajse me formacionin më të mirë të mundshëm, ndërsa Batatina ka bërë shumë ndryshime nga ndeshja e fundit, pasi ka mungesa të shumta dhe po i ruan lojtarët për finalen e Kupës.

Llapi: Ajeti; Musa, Monin, Krasniqi, Hossari; Al.Ramadani, Zeqiri, Hoti; Sava, Hyseni, Sava;

Prishtina: Haxho; Pefqeli, Bardhoku, Bekteshi, Mici; Boshnjaku, Lilaj; Mankenda, E.Krasniqi, Abazi; Kryeziu;