Llapi është mposhtur në “Zahir Pajaziti” nga Arbëria me rezultat 3-2 në xhiron e parafundit të Superligës së Kosovës në futboll, raporton Llapi.info.

Ishin llapjanët që shënuan të parët në portën kundërshtare. Kastriot Selmani realizoi për 1-0 kur po zhvillohej minuta e 12’ e takimit. Krejt në fund të pjesës së parë, Arbëria barazoi rezultatin 1-1 me anë të Almir Kryeziut, rezultat me të cilin u mbylla pjesa e parë.

Me të nisur 45-minutëshi i dytë, skuadra nga Podujeva realizoi për 2-1 me anë të Muhamet Hysenit, gjersa deri në të fund të takimit, Arbëria përmbysi gjithçka për rezultatin final 3-2.

Me këtë humbje, Llapi vazhdon të jetën në pozitën e pestë me 42 pikë të tubuara, ndërkohë që Arbëria ka 40 sosh.

Në xhiron e fundit, Llapi pret në “Zahir Pajaziti” Feronikelin, kurse Arbëria udhëton në Gjilan për t’u përballur me Dritën./Llapi.info