Llapi është mposhtur në Drenas në rrethin e dytë të Kupës së Kosovës nga Feronikeli me rezultat 1-0, njofton Llapi.info.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 0-0, kurse në minutën 85’ Nikli realizoi golin e fitores ndaj ekipit të Tahir Batatinës.

Feronikeli me golin e shënuar në fund të ndeshjes me anë të Haxhi Nezirajt, ka arritur të sigurojë rrethin tjetër të Kupës së Kosovës, ndërsa Llapi është eliminuar qysh në rrethin e dytë në stadiumin “Rexhep Rexhepi.

Kujtojmë që kualifikim tutje e kanë arritur edhe skuadra si: 2 Korriku, Dukagjini, Ferizaj, Arbëria, Virita, Liria, Gjilani, Trepça 89, Vushtrria, Fushë Kosova dhe A&N.

Duhet theksuar se Llapi këtë edicion e ka nisur krejtësisht mbrapsht, teksa në kampionatin e Kosovës radhitet në pozitën e shtatë./Llapi.info