Llapi pas rezultatave dëshpëruese sot ka arritur të fitojë si vendase kundër Vllaznisë së Pozheranit, njofton Llapi.info

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në të dytën ishte skuadra e Llapit pas disa rasteve, e gjeti golin në minutën e 73’ me anë të Dardan Jasharit.

Llapi nuk u ndal me kaq, kur në minutën e 89’ dyfishoi epërsinë me anë të Edon Zeqirit pasi u shërbye bukur nga Zhdrella.

Me këtë fitore skuadra e Tahir Batatinës arriti në kuotën e 37 pikëve të tubuara./Llapi.info