Llapi ka shënuar fitore si mysafir i Drenicës në Superligë në stadiumin “Bajram Aliu”, njofton Llapi.info

Golin e parë për llapjanët e shënoi Egzon Sinani kur po zhvillohej minuta e nëntë e ndeshjes, pas asistimit të bukur nga Mentor Zhdrella.

Ndërsa në minutën e 32, Llapi dyfishoi epërsinë me anë të sulmuesit Mirlind Dakut, kurse Genc Hamiti realizoi për të ngushtuar rezultatin e llapjanëve në minutën e 78’, që njëherit ishte edhe rezultati final.

Me këtë fitore Llapi merr kreun në tabelën e “Vala Superligës”, me 23 pikë të tubuara, një më shumë se Prishtina që barazoi sot kundër Dritës./Llapi.info