Llapi ka arritur të fitojë trofeun e Kupës së Kosovës në futboll, pasi ka mposhtur në penalti ekipin nga Klina, Dukagjinin, raporton Llapi.info.

Llapi e ka fituar Kupën pas ekzekutimit të penalltive 4:3, derisa koha e rregullt dhe ajo dy herë nga 15 minuta përfundoi baras.

Me triumfin në Kupë, ekipi nga Podujeva ka siguruar edhe daljen në Evropë, përkatësisht në Ligën e Konferencës.

Për Llapin është hera e parë që fiton Kupën e Kosovës, e cila u ngrit lartë nga lojtarët dhe stafi i klubit nga “Zahir Pajaziti”./Llapi.info