Llapi ka arritur të shënojë fitore bindëse në shtëpi ndaj Dukagjinit me rezultat 4-1, njofton Llapi.info.

Llapjanët e nisën mirë ndeshjen, ku pas vetëm tre minutave lojë kaluan në epërsi me anë të Mergim Pefqelit. I disponuari për lojë, Pefqeli rrezikoi sërsish portën kundërshtare në minutën e 12′, por që shtylla ia mohoi golin.

Deri në fund të pjesës së parë, Llapi pati dominimin duke rrezikuar disa herë portën kundërshtare, por që rezultati mbeti 1-0 në favor të vendasve.

Nikoqirët arritën të dyfishojnë epërsinë në minutën 48′ me anë të Kastriot Selmanit. Tre minuta më vonë, mysafirët nga Klina ngushtuan rezultatin në 2-1, me golin e shënuar nga Erblin Mulaj.

Llapi ngriti shifrat në 3-1 kur po zhvilohej minuta e 68′ e takimit, me anë të Ersil Ymerit. Për rezultatin 4-1 u përkujdes Valmir Veliu.

Pas kësaj fitoreje, Llapi radhitet në pozitën e pestë me 37 pikë të tubuara, kurse Dukagjini ka vetëm dhjetë pikë në pozitën e fundit.

Edhe ndeshjen tjetër Llapi e zhvillon në shtëpi, ku do të përballet me Drenicën./Llapi.info