Lokale - eSIMy

Llapi është në mesin e skuadrave që e ka siguruar kualifikimin për gara evropiane.

Skuadra nga Podujeva ka fituar Kupën e Kosovës dhe si e tillë do të luajë në kualifikimet e Europa League, shkruan GazetaBlic Sport. Menjëherë kjo skuadër ka filluar të përforcohet për këto ndeshje, atje ku deri më tash ka siguruar edhe zyrtarisht shërbimet e sulmuesit nga Vushtrria, Drilon Fazliu.

Megjithatë, kjo skuadër është shumë pranë edhe një transferimit tjetër të madh.
Trajneri i kësaj skuadre, Tahir Batatina për GazetaBlic Sport ka treguar se janë shumë afër marrëveshjës me një mbrojtës malazez, i cili herën e fundit ka luajtur edhe në Superligën e Serbisë.“Do të ketë transferime të reja tek Llapi me disa futbollistë cilësorë që kanë luajtur tek skuadrat e Superligës, por edhe me futbollistë nga jashtë. Largimi tjera do të ketë shumë pak, sepse kemi një skuadër solide dhe me pak prurje mund të bëhemi një skuadër vërtetë e fortë për garat evropiane. Në mesin e transferimeve nga jashtë do të jetë një mbrojtës nga Mali i Zi, i cili tash së fundi ka luajtur në Superligën e Serbisë. Ai është një lotjar shumë kaulitativ dhe ka luajtur shtatë herë në garat evropiane. Ai po pritet të jetë një ndihmesë e madhe për klubin tonë dhe zyrtarizimi i tij pritet të bëhet shumë shpejtë“, tha Batatina për GazetaBlic Sport.

Kujtojmë që kjo do të jetë hera e parë për skuadrën e Llapit që do të luajë në garat evropiane.