Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se partia të cilën ai e drejton do të bëjë opozitë aktive duke monitoruar punën e qeverisë.

Ai ka thënë se ka plot vajza e djem, intelektual të rinj do të cilët do të luajnë rolin e tyre opozitarë.

Megjithatë, Limaj ka thënë se partitë parlamentare kanë mundësi më të mëdha për të bërë opozitë, duke shtuar se një vend i cili nuk ka opozitë, nuk inkurajohet opozita ai vend ka heq dorë nga demokracia.

Më tutje, kreu i Nismës ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se Ballkani duhet të çlirohet nga disa kriminelë.

“Me shiku kështu me del si me qenë përfaqësues i BE-së për Ballkanin kjo deklaratë. Detyra e kryeministrit të Kosovës është interesi i vendit të vet. Ai duhet të qartësojë kush janë ata kriminelë në Ballkan. Ai nuk duhet të frikësohet të thotë se a është Vuciqi, le të na sqarojë. Ky transformim në këto tema është goxha interesant.Mendoj se është deklarim skandaloz, nuk i shkon kryeministrit kështu. Shpresoj që ai ta përmirësoj”, ka thënë ndër të tjera Limaj në ATV.

Sa i përket dialogut me Serbinë, Limaj ka thënë se çështja e dialogut Kosovë- Serbi është përtej këtyre dy vendeve sepse është interes i BE-së edhe ShBA-ve.

“Në tema të tilla nuk e vendosni ju a është prioritet a jo, sepse është përtej nesh dhe varet nga shumë faktor. Trajtimi i kësaj temë duhet të pranohet. Nuk thuhet ata në Prishtinë nuk me kanë dhënë materialin. Nuk nxihet vendi kështu”, ka shtuar Limaj