Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi i njëjti është goditur me një shufër metalike në Podujevë, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ndërkohë që është bërë e ditur se në këtë rast ka pasur edhe të shtëna me armë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF, kurse më pas është transportuar për në QKUK.

“Podujevë 15.07.2021 – 00:33. Është raportuar për të shtëna me armë zjarri, po ashtu është raportuar se një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF në Podujevë. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar një shufër metalike dhe kanë kontaktuar viktimën i cili ka thënë së është i lënduar me një shufër metalike, mirëpo për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore nuk ka qenë në gjendje të jep deklaratë, i njëjti është dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK-Prishtinë.  Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Llapi.info