Lokale - eSIMy

Është duke vazhduar seanca e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet lidhur me kërkesën për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, shkruan Gazeta Sinjali.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj deklaroi se shkarkimi i bordeve po bëhet në mënyrë puro politike dhe të pabazuar në argumente.

“Shkoni në paushallë dhe i bëni të gjithë të këqij e joprofesionist ,e kjo që po bëni ju s’ka ndodhur asnjëherë përpos në sistemin komunist”, tha Lekaj.

Tutje deputeti Lekaj deklaroi se qeverisjes së tanishme asnjëherë s’po u kujtohet se jeta vazhdon edhe pa Qeverinë Kurti.

“Më mirë thuni se me ne fillon qeverisja e Kosovës dhe me ne do të mbarojë e askush tjetër nuk do të jetë në këtë vend. Asnjëherë s’u shkon ndërmend se jeta vazhdon edhe pa Qeverinë e Kurtit edhe pa të askujt, por ky vend do të ketë qeveri, por jo t’i atakoni njerëzit që kotrum krejt janë të këqij“, shtoi Lekaj.

Gjithashtu ai u ka bërë thirrje pozitës që ta mbyllin Zyrën Kombëtare të Auditimit, pasi që sipas tij kjo zyrë nuk ekziston për pushtetin.