Lidhja Demokratike e Kosovës ka dal me një qëndrim në lidhje me konfliktin Izrael-Palestinë.

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti në një konferencë për media ka thënë se Izraeli ka të drejtë të mbrohet, transmeton Indeksonline.

“LDK mendon se Izraeli ka të drejtë të mbrohet. Sigurisht viktimat civile janë të dhimbshme, por se Izraeli ka të drejtë të mbrohet dhe jemi në një linjë me politikën e SHBA’së dhe botës perëndimore”, ka thënë ai.

“Viktimat e këtij konflikti janë të dhimbshme dhe duhet të bëhet çmos që kjo të ndalet, po besoj që SHBA dhe partnerët tjerë do të bëjnë çmos që të ndalet ky konflikt”, ka shtuar ai.