Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dega në Podujevë, ka bërë homazhe pranë shtatoreve të heronjve me rastin e Ditës së Çlirimit, shkruan Llapi.info.

Siç thuhet në kumtesën e LDK-së, kandidati i kësaj partie për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyeni ka thënë se kujtohen ata që ranë lirinë e vendit.  

Përfaqësuesit e strukturave të LDK-Podujevë të prira nga kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Podujevës, Dr. Ekrem Hyseni, sot në nderim të 19 Qershorit – Ditës së Çlirimit kanë bërë homazhe te shtatoret e dëshmorëve dhe në Kompleksin Memorial në Penuhë.  Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Podujevës, Dr. Ekrem Hyseni, tha se me strukturat e LDK-së në Llap, kujtuan ata që falë sakrificës së tyre të gjithë ne e  gëzojmë të lirë këtë ditë. “Sot, me ndjenjën më të thellë të nderimit kujtojmë, të gjithë ata që në periudha të ndryshme të historisë së lavdishme të Llapit dhanë gjithçka nga vetja e tyre që ne sot të jetojmë të lirë”, thuhet në njoftim.

Pjesë e delegacionit të LDK-së, në homazhe, ishin anëtarë të kryesisë së degës, asamblistët e LDK-së dhe udhëheqësit e forumeve./Llapi.info

May be an image of lule dhe ambiente të jashtme
May be an image of 2 njerëz, people standing, ambiente të jashtme dhe monument
May be an image of ambiente të jashtme