Dy kamionë janë larguar nga vetë qytetarët serbë, prej barrikadave të krijuara në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak.

Mësohet se makineritë e rënda nuk janë urdhëruar nga askush që të largohen, por shoferët i kanë larguar pa ndonjë presion dhe janë nisur drejt Serbisë përmes pikës kufitare në Bërnjak.

Në anën tjetër siç mëson Kallxo.com është krijuar edhe një barrikadë e re nga qytetarët në rrugën e cila të dërgon drejt pikës së Bërnjakut.

Gjatë ditës së sotme në ketë pikë kufitare është parë edhe helikopteri i KFOR-it i cili ka qëndruar disa minuta dhe ka monitoruar nga lartë gjendjen në këtë pikë.