Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti komunikacioni i cili ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në fshatin Peran të Podujevës, njofton Llapi.info.

Nga emergjenca në Podujevë kanë bërë të ditur për Llapi.info se në janë tre të lënduar të cilët nuk janë në rrezik për jetë.

“3 persona janë të lënduar. Të lënduarit janë dërguar në QKUK në Prishtinë. Ata nuk kanë pasur lëndime serioze. Lëndimet kryesisht kanë qenë trupore.”, thanë nga emergjenca në Podujevë.

Në aksident janë të përfshira dy vetura, njëra e tipit Golf 3 dhe tjetra e tipit Golf 2.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po trajton rastin.