Pasi e shkarkoi nga pozita e kryetarës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakën, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, nuk vonoi shumë dhe e gjeti zëvendësuesin e saj në KQZ.
E para e vendit e emëroi në këtë pozitë gjyqtarin Kreshinik Radoniqi.
Por kush është zëvendësuesi i Valdete Dakës, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve?
Kreshnik Radoniqi është gjyqtar në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit.
Ai në vitin 2006 ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa në vitin 2013 ka përfunduar studimet master në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Provimin e jurisprudencës e ka përfunduar më 2007.
Radoniqi cilësohet si gjyqtar me kredibilitet të lartë profesional dhe paanshmëri në vendim-marrje.
“Emërimi i gjyqtarit z. Kreshnik Radoniqi si kryesues i ri i KQZ do të siguroj që integritet i KQZ nuk dëmtohet më tutje si dhe do të mundësoj mbarëvajtjen e organizimit të zgjedhjeve lokale të bazuar në gjithëpërfshirjen e votuesve në ditën e zgjedhjeve brenda dhe jashtë Republikës së Kosovës”, njofton Presidenca e Kosovës përcjell Klan Kosova.
Presidentja Vjosa Osmani, i ka uruar atij punë të mbarë duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së integritetit të KQZ-së dhe funksionimit të tij në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet për zgjedhje.