Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në Komitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian. Ai tha se duhet të largohemi nga logjika e shkëmbimit të territoreve.

Sipas Kurti, rifillimi i dialogut Kosovë-Serbi mund të bëhet në muajin qershor.

“Duam normalizim të marrdhënieve me Serbinë, por normalizimi nuk mund të jetë në dëm të normalizimit të interesave tanë. Dua të normalizoj Kosovën më sa pari por edhe Serbia ka nevoj për normalizim e vet në kuptimin e ballafaqimit me të kaluarën, demokratizim e kështu me radhë.”

“Duam të bëjmë paralelisht normalizim të marrëdhënieve, normalizim të marrëdhënieve tona që duhet të largohemi nga logjika transaksionale, ‘unë ta japi këtë, ti me jep atë’, këmbime territoresh e kështu me radhë, Vendet duhet të dalin mirë nga dialogu. Nuk duhet të brengosemi për lëkuren apo fytyrën e një politikani. Dialogu nuk ka të bëj me shpëtimin e politikanëve, politikanët duhet të shërbejnë t’i ndihmojnë njerëzit.”

“Sapo u takova me z.Borrell dhe i thash se do të vij prapë me 18 maj në një darkë pune me 6 liderët e Ballkanit Perëndimor dhe kapitulli vijues i dialogut Kosovë-Serbi mund të filloj dikur në qershor”, u shprehë ai./Indeksonline/