Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe ka deportuar më shumë se 1 milion njerëz.

Kurti tha se Dita e Çlirimit u shënua pas 78 ditë bombardimesh.

“22 vjet më parë, pas 78 ditësh bombardimesh ajrore të caqeve ushtarake të Serbisë dhe kryeqytetit të saj, Beogradit, trupat tokësore të #NATO-s hynë në Kosovë duke shënuar ditën e çlirimit dhe paqes. Serbia kreu gjenocid në Kosovë dhe dëboi ose deportoi mbi një milion njerëz”, ka shkruar ai.