Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e Kosovës do t’iu përgjigjet nevojave të qytetarëve të prekur nga infeksioni në Deçan për të përmirësuar situatën.

Ai ka thënë se edhe pse ndodhet jashtë vendit për vizitë zyrtare është në komunikim të vazhdueshëm me vartësit e tij dhe institucionet përgjegjëse, njofton Klan Kosova.

“Në bisedë me Kryetarin e Komunës, z.Bashkim Ramosaj, jam njoftuar për gjendjen emergjente në Komunën e Deçanit. Për të konkretizuar mbështetjen e Qeverisë dhe për t’u njoftuar nga afër me situatën, sot në Deçan janë Zëvendëskryeministrja znj.Donika Gërvalla dhe Ministri i Shëndetësisë, z.Arben Vitia. Qeveria e Republikës së Kosovës, do t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve të prekur nga infeksioni, deri në përmirësimin e gjendjes”.

Kurti ka thënë se bashkëndjen me brengën dhe shqetësimin e deçanasve dhe se iu dëshiron shërim sa më të shpejtë pacientëve.

Kryeminsitri po qëndron në vizitë zyrtare në Athinë, Greqi.