Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kritikuar opozitën për moskritikat me vend të tyre.Kreu i ekzekutivit mori fjalën në Kuvend pak kohë pas shkarkimit të bordit të AKP-së.
“Unë këtu shoh një lloj paaftësie për të na bërë kritikë, rreziku më i madh për qeverinë tonë është mungesa e kritikës, e ju keni nevojë ose për paragjykim për të na bërë shpifje. Na kemi problem të madh me juve se jeni të paaftë me ba kritikë, qeverisja demokratike ka nevojë për kritikë të opozitës, që nuk e shohim as nuk e dëgjojmë. Mund të ju jap ide si të na kritikoni, mirëpo duhet ta kërkoni një gjë të tillë. Unë nuk bëjë ofertë pa kërkesë. Unë ju ofroj bashkëpunim që të kërkoni ide për kritikën që mund të na bëni ne”, është shprehur Kurti në seancë.