(FILES) In this file photo taken on February 26, 2020, Kosovo's Prime Minister Albin Kurti gives a press conference in Pristina. - Kosovo's less than two-month old government was toppled by a no-confidence vote on March 25, 2020, plunging the poor and unstable democracy into political uncertainty as it tries to halt the spread of coronavirus. After nearly 12 hours of debate, 82 MPs in the 120-member assembly approved the motion against the government of Prime Minister Albin Kurti. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se ende nuk e ka lexuar raportin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Liqenin e Ujmanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij, ekipet që merren me këtë çështje do e analizojnë këtë raport dhe më pas do të dalin me një qëndrim.

“Nuk e kam lexuar ende raportin, kemi ekipet që merren me këtë gjë, dhe pastaj do ta komentojmë”, ka thënë Kurti.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dorëzuan Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë studimin e fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit, që ishte pjesë e Marrëveshjes së 4 Shtatorit 2020, e cila u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë në prezencë edhe të presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.

Me këtë marrëveshje synohej përmirësimi i marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi.

Në njoftimin e Ambasadës amerikane në Kosovë thuhet se raporti i Departamentit Amerikan të Energjisë, propozon formimin e një komisioni apo komiteti për lumin Ibër që gjendet në pjesën veriore të Kosovës dhe që do të ndihmonte diskutimin midis palëve për mundësitë e menaxhimit të burimeve ujore.