Opozitarët sot në Kuvend u kujdesën që ta kritikojnë fort kryeministrin Albin Kurti.

Ramush Haradinaj, publikoi edhe fotografi ku tha se anëtarët e Kurtit po korruptohen, njofton Klan Kosova.

E nga PDK, kërkuan llogari për reciprocitetin, mini-shengenin, si dhe e pyetën Kurtin se kush janë kriminelët e luftës që duhet të dalin nga politika.

Për kriminelë të luftës, Kurti tha se ka folur edhe në Bruksel, të cilët sipas tij, i njeh BE e Serbia, por që nuk janë nga UÇK. Ai ka theksuar se kriminelë janë në Serbi dhe në Veri të Kosovës.

Por, ky po thotë që kritika e bërë nga opozita nuk është e duhur, andaj thotë se është i gatshëm t’u ofroj këshilla se si të bëhet kritika.